Lajme

Kurti publikon foto të mbylljes së depove ku po fshihej vaji: Nuk e lejojmë zhvatjen

Vaji

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë një fotografi të mbylljes së depos ku po mbahej vaji i fshehur nga operatorët ekonomik.

Kurti ka shkruar në Facebook se rritja e çmimit të vajit ka qenë artificiale dhe këtë nuk do ta tolerojnë.

“Nuk e lejojmë zhvatjen”, ka shkruar Kurti.

“Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni. 3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”.

Inspektorati i Tregut bashkë me Policinë e Kosovës kanë kryer një aksion nëpër operatorët ekonomik që dyshoheshin se kishin ngritur çmimet e produkteve ushqimore.

Pas inspektimit ka rezultuar se në këto depo po fshihej sasi e madhe e vajit.