Lajme

MASHTI me udhëzim të ri administrativ, viti shkollor vetëm me dy gjysmëvjetorë

Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka krijuar udhëzimin e ri administrative i cili është ende në diskutim publik deri me 23 qershor.

Ky udhëzim parasheh që viti shkollor të jetë i ndarë në gjysmëvjetorin e parë dhe të dytë duke larguar ndarjen me tri perioda.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook.

Nagavci, tha se ky udhëzim është bërë që të bëhet vlerësimi më i drejtë i nxënësve.

“Për vlerësim sa më objektiv, të drejtë, transparent, valid e më praktik, të nxënësve, me Udhëzimin e ri Administrativ, i cili është në diskutim publik, viti shkollor është paraparë të jetë i ndarë në dy periudha kohore (gjysmëvjetori i parë dhe gjysmëvjetori i dytë)”, shkroi Nagavci.

Ndryshimi i dokumentit udhëzues është iniciuar me kërkesën e mësimdhënësve, nxënësve e prindërve.

“Ndryshimi i këtij dokumenti të rëndësishëm, është iniciuar me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve, pasi që është vlerësuar se ndarja e vitit shkollor në tri periudha, siç ka qenë deri më tani, paraqet sfida dhe vështirësi të shumta, ngarkesë të panevojshme formale e administrative dhe rrezikon përmbajtjen e materies vlerësuese”.

Arbërie Nagavci.

Nagavci ka ftuar të gjithë të interesuarit që të që të kontribuojnë gjatë këtyre ditëve me komente profesionale, në mënyrë që ky dokument të bëhet më cilësor.

Lexo edhe:
MASHTI pas përfundimit të Testit të Arritshmërisë: Nxënësit kanë tentuar të përdorin telefonat

Para dy javësh është mbajtur Testi i Arritshmërisë në Kosovë  por vijimi i tij ka qenë me disa parregullësi.

Nxënësit kanë përdorur telefona për të kopjuar dhe për këtë janë përjashtuar nga procesi i nënshtrimit të testit.

Lexo edhe:
Mbi 100 nxënës largohen nga Provimi i Maturës, shkak përdorimi i telefonave

Kurse,  mbi 100 nxënës janë larguar nga Testi i Maturës  për shkak se kanë thyer rregullat dhe kanë përdorur telefonat me qëllim kopjimin.

Lexo edhe:
ETEA: Po tentohet të kopjohet në Provimin e Maturës, MASHTI të marrë masa

Po ashtu, gjatë ditës kur nxënësit i janë nënshtruar testimit, organizata për arsim ETEA ka gjetur disa materiale ku deshmohet se janë hapur grupe dhe janë postuar përgjigje nga testi./Shqip.com