Lajme

MASHTI pas përfundimit të Testit të Arritshmërisë: Nxënësit kanë tentuar të përdorin telefonat

Ministria e Arsimit

Me disa parregullsi nga nxënësit, ka përfunduar Testi i Arritshmërisë për klasat e nënta në 176 qendra në Kosovës.

Fatmir Elezi, shef i Divizionit për Standard, Monitorim dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, ka bërë të ditur për Shqip.com, se nxënësit që kanë përdorur telefonat janë përjashtuar nga testi.

“Ka përfunduar Testi i Arritshmërisë në 176 qendra në Kosovë. Ku në të gjitha qendrat është pranuar materiali me kohë. Testi ka filluar në ora 10:00 dhe ka zgjatur 150 minuta apo 2 orë e gjysmë. Çdo gjë ka shkuar në rregull, pos në dy qendra në Lipjan dhe në Ferizaj, ku administratorët nuk kanë shkuar më kohë dhe është filluar gjysmë ore më vonë. Gjithashtu kemi pasur edhe disa pa rregullsi nga nxënësit, të cilët kanë përdorur telefona dhe janë përjashtuar nga testi”, ka thënë Elezi.

Testi i Arritshmërisë

Ai gjithashtu ka fajësuar edhe faqet e hapura në Facebook, që sipas tij kjo ka qenë arsye pse nxënësit kanë përdorur telefona, mirëpo Elezi ka treguar se në shumicën e qendrave ka qenë e pamundur përdorimi i telefonit.

Ndërsa sa i përket hapjeve të faqeve, Elezi ka treguar se kanë qenë të hapura edhe para fillimit të testimit, dhe nuk e di saktë çka kanë ndikuar në procesin e testimit./Shqip.com