Lajme

Mbi 100 nxënës largohen nga Provimi i Maturës, shkak përdorimi i telefonave

Provimi i Maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka përfunduar Provimi i Maturës 2022 me suksese.

Përmes një njoftimit nga MASHTI, u bë ditur se Komisioni Shtetëror i Maturës ka larguar mbi 100 nxënës për shkak të përdorimit të telefonave.

“KSHM njofton se, Provimi i Maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve për shkak të posedimit të telefonave. Ndër të tjera, KSHM bën të ditur se, sipas raporteve të administratorëve në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave, pra mbi 100 nxënës”, thuhet në njoftimin e MASHTI-it.

Sipas tyre për disa nxënës provimi do të përsëritet ngase lënda zgjedhore nuk është përshtatur me zgjedhjen e nxënësit.

Ndërsa sa i përket numrit të saktë të nxënësve si dhe të dhënave të tjera rreth administrimit, Komisioni Shtetëror i Maturës do të raportojë pas përpunimit të të gjitha raporteve nga të gjitha Qendrat e Testimi në nivel vendi.

Gjatë ditës është raportuar se në rrjete sociale ka filluar shpërndarja masive e testeve, ku gjithashtu janë hapur edhe grupe ku janë postuar përgjigjet./Shqip.com