Lajme

Lushaku: Vendimi i Qeverisë për mosekzekutimin e pagave të grevistëve është joligjor

Jehona Lushaku - Anëtare e Kryesisë së LDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për mosekzekutimin e pagave të grevistëve është joligjore.

Përmes një konferencë për media, Lushaku tha se Qeveria ka qëllim që t’i dënoj grevistët.

“Për herë të parë në Kosovë pagat nuk ekzekutohen për mësimdhënësit, kjo tregon se kjo qeveri ka qëllim për t’i dënuar ata. Ky vendim është joligjor”, tha Lushaku.

Deputetja e LDK-së, tha se kjo situatë është mosaftësi e Qeverisë për të dialoguar me sindikata.

“Në vend që fëmijët të takojnë për herë të parë në shkollat, ne kemi një situatë ku shkollat janë të mbyllura. Mësimdhënësit i kanë adresuar kërkesat por nuk kanë gjetur mbështetje. Në këtë kohë krizë mësimdhënësit po dënohen duke mos marrë paga. LDK po përcjellë me shqetësim dhe kjo i dedikohet mos aftësisë së Qeverise për të dialoguar me sindikata dhe këshilla të prindërve”.

Lushaku ka ftuar qeverinë që të merr më seriozisht situatën dhe që sot të gjej zgjidhje të problemeve me grevën.

“Qeveria ka krijuar pakënaqësi dhe ka krijuar një situatë të pa të precedent. I bëj thirrje Qeverisë që të thërras palët për t’i adresuar kërkesat dhe të gjej një zgjidhje për mësimdhënësit dhe të marrë seriozisht kjo çështje. Qe nga nesër duhet të behet ekzekutimi i pagave dhe fëmijët të kthehen në shkollë”, tha ajo”.

Sipas saj, ndalesa kolektive e pagave është një gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovë dhe është një precedent. 

Nis greva e përgjithshme në tërë sistemin arsimor

Për shkak të mos plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë së Kosovës, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, nga 1 shtatori ka vendosur që të hyjë në grevë të përgjithshme.

Kjo për shkak se sindikalistët nuk arritën të dakordohen me zyrtarë të institucioneve për kërkesat e tyre.

Përmes saj, mësimdhënësit synojnë të i realizojnë kërkesat e tyre për 100 euroshin dhe miratimin e Ligjit për Pagat.

Lexo edhe:
SBASHK-u ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Murati

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman jasharaj ka thënë se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Ministrisë së Financave, Punëve dhe Transferëve, Hekuran Muratit.

Sipas Jasharajt, kjo ka ardhur pas kërcënimeve të Muratit për të ju ndalur pagat grevistëve.

“SBASHK-u e ka përgatitë dhe e ka dorëzu në organin gjegjës në prokurori kallëzimin penal ndaj Hekuran Muratit dhe kur të thirrin ai le ti nxjerrë letrat dhe të tregon nëse ka të drejtë që dikujt të ja ndal paratë e tij. Buxheti i Kosovës është edhe me  djersen tonë”, tha Jasharaj.

Sipas Jasharajt, greva do të përfundoj atëherë kur anëtarësia e kërkon si dhe Qeveria i plotëson kërkesat e grevistëve.

Kundër kësaj proteste janë shprehur hapur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Në konferencën e 31 gushtit, ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se autoritetet kompetente kanë bërë ekzekutim të pjesshëm të pagave për muajin gusht, për shkak se nuk është përditësuar me kohë lista e personelit që ka punuar deri në fund të muajit.

“Janë procesuar vetëm pagat për organizatat buxhetore (siç janë komunat) që kanë arritur të kompletojnë me kohë listat e pagave”, ka thënë Murati në një konferencë për media.

Lexo edhe:
Këshilli i Prindërve: E papranueshme që 1 shtatori t’i gjejë fëmijët në shtëpi, veprim ekstrem sindikal

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi tha se është e papranueshme që 1 shtatori t’i gjejë fëmijët në shtëpi.

Për Shqip.com Demi tha se greva e përgjithshme është veprim ekstrem i sindikatës që i dëmton fëmijët dhe prindërit.

“Ne si Këshill i Prindërve të Kosovës ku kemi thënë se 1 shtatori t’i gjejë fëmijët në shtëpi është e papranueshme në këtë ditë. E drejta e fëmijëve për edukim dhe arsimim është e drejtë kushtetuese dhe duhet të mbrohet nga Qeveria. Greva është e tërësishme, e plotë dhe e pa afatë dhe është veprim ekstrem sindikal që i dëmton vetëm fëmijët dhe prindërit”, tha Demi.

Lexo edhe:

Ministri i Financave: Mësimi fillon më 1 shtator – ata që janë në grevë pezullohen nga paga

Ai ka thënë se ky përditësim i listës së pagave është i nevojshëm pas grevës që kanë nisur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).

Ministri Murati ka thënë se prindërit dhe disa punonjës të arsimit dëshirojnë që mësimi të fillojë më 1 shtator, andaj edhe beson që të gjithë mësimdhënësit do të jenë në vendin e punës.

“Ata janë të vetëdijshëm që çfarëdo greve që mbahet, fillimisht i dëmton nxënësit, të cilët edhe ashtu e kemi parë në testet ndërkombëtare se nuk qëndrojnë mirë, por dëmton financiarisht edhe vetë grevistët që nuk paguhen për ditët që janë në grevë”.

Në anën tjetër, MASHTI përmes një njoftimi në media ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023.

Në Ligjin për greva në Kosovë thuhet se ‘organizatat sindikale, apo gjysma e të punësuarve të një organizate të caktuar punuese, ku nuk ka organizim sindikal, kanë të drejtë të organizojnë greva, për t’i mbrojtur interesat e tyre ekonomike, sociale dhe profesionale’.

Aty po ashtu përmendet se gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar, por se ndërprerja ose largimi nga marrëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme, është vendim i kundërligjshëm./Shqip.com