Lajme

Ministri i Financave: Mësimi fillon më 1 shtator – ata që janë në grevë pezullohen nga paga

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë konferencës për media ka thënë se ekzekutimi i pagave për grevistët është bërë pjesërisht.

Ai thënë se “greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK në fund të muajit gusht, pra nga data 25, ka krijuar nevojën që të riprocesohen edhe llogaritjet edhe për ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur”.

“Sa i përket ekzekutimit të pagave, sot është bërë vetëm pjesërisht, pra vetëm një pjesë e organizatave buxhetore është arritur të bëhet ekzekutimi i pagave, për shkak siç e dini procesimi dhe përgatitja e llogaritjes së listës së pagave merr kohe dhe zakonisht ky proces fillon në mes të muajit, kur organizatat buxhetore i dorëzojnë listat e personelit që duhet paguar dhe pastaj kjo procesohet dhe bëhen llogaritjet e nevojshme që të dërgohen në Bankën Qendrore dhe në llogaritë bankare të përfituesve.

Lexo edhe:
SBASHK-u: Nxënësit mos të shkojnë në shkollë, greva vazhdon

Ai tha se në Thesar janë 25 mijë e 78 persona që janë të deklaruar si anëtarë të SBASHK-ut.

“Nuk është kërku listë e grevistëve, sepse listën e personave që janë anëtarë të SBASHK-ut ne tashmë e kemi. Në Thesar janë 25 mijë e 78 persona që janë të deklaruar si anëtarë të SBASHK-ut, për të cilët Thesari e bën ndalesën e kontributeve të anëtarësisë në pagë dhe këto mjete i transferon në llogarinë e SBASHK-ut.

Greva nga SBASHK-u

Pra lista e anëtarësisë së SBASHK-ut është në Thesar dhe nëse nisemi nga deklaratat e SBASHK që kanë thënë që gjithë anëtarësia jonë janë në grevë, atëherë do duhej që me një zbritje uniforme të ndikoheshin të gjithë ata dhe t’i zbritej shuma për të cilën nuk janë paraqitur në punë, që do t’i binte në vlerë prej 90 euro”, tha ai.

Theksojmë se më 1 shtator nis protesta e përgjithshme në sistemin arsimor. Kërkesa e SBASHK-ut është se kërkojnë 100 euro shtesë dhe përfshirje në Ligjin për Paga./Shqip.com