Lukaku duhet të shkurtojë pagën për t’u liruar nga Chelsea

Big Rom nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer te Interi.
Madje, ai pati disa “fërkime” me trajnerin e bluve të Londrës, Thomas Tuchel, i cili e dënoi atë duke mos e inkuadruar në lojë.
Megjithatë, klubi tani duket se e ka kuptuar se nuk mund ta tërheq perin që këputet dhe është e gatshme ta lë të shkojë, raporton Goal.

Për këtë, Chelsea po përgatit strategjinë e subvencionimit të pagës së Lukakut në mënyrë që ta lënë atë të kalojë në formë huazimi.
Megjithatë, mbetet në duart e belgut të bëjë ulje të konsiderueshme page nëse me të vërtetë e do largimin.
Sulmuesi është tejet i interesuar për të luajtur prapë në “San Siro”, dhe një aventurë e re italiane duket se do ishte zgjithja më e mirë për të dyja palët.

Përndryshe, Chelsea pagoi shumën e 113 milionë eurove verën e kaluar për të marrë shërbimet e tij.
Megjithatë, tetë gola në 26 ndeshje të Premierligës nuk kanë ‘mbushur këpucët’ që tifozët e “The Blues” kishin pritur atëbotë. /Shqip.com