Sport Ndërkombëtar

Vazhdon “telenovela” Lukaku-Tuchel

Lukaku dhe Tuchel

Një intervistë bëri që sot të mos jetë as në stol ndaj Liveproolit.

Romelu Lukaku po kalon momente të vështira, në fushën e gjelbër dhe jashtë saj.

Teksa, për të ardhmen e tij ka folur edhe trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

Pas barazimit ndaj “The Reds”, Tuchel tha se të hënën ka një takim me sulmuesin belg për të qartësuar gjërat.

Thomas Tuchel

Ai është lojtari ynë ka gjithmonë një rrugë kthimi, ne do ta qartsojm këtë, ju gjithashtu do të dini se çfarë po ndodh. Të hënën ka një takim. Na duhej pak kohë. Kam dëgjuar për historinë të premten. Mendova se mund ta përballonim.

Nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në karrierën time. Nuk ndihem personalisht i sulmuar apo i zhgënjyer, por gjëja u bë shumë e madhe të shtunën”, u shpreh trajneri gjerman.

Çka tha Lukaku dhe cila është prapavija e ngjarjes?

Sulmuesi hapi letrat dhe ka foli për situatën aktuale te Chelsea, për “Sky Sport Italia”.

Ai tha, se është i paknaqur, por nuk e ka ndërmed të dorëzohet.

“Fizikisht jam mire. Por unë nuk jam i kënaqur me situatën në Chelsea. Tuchel ka zgjedhur të luajë me një sistem tjetër.

Nuk do të dorëzohem. Unë do të jem profesionist. Nuk jam i kënaqur me situatën, por jam profesionist dhe nuk mund të dorëzohem tani”, u shpreh Romelu.

Lukaku – foto nga nga sezoni atkual me Chelsean

Numri nëntë po ashtu i kërkoi falje tifozëve të Interit për mënyrën se si u largua nga atje dhe e pohoi dëshirën për një rikthim të mundshëm.

“Tani është koha e duhur për të ndarë ndjenjat e mia. Gjithmonë kam thënë se Interin e kam në kokë. E di që do të rikthehem te Interi, shpresoj shumë. Jam i dashuruar me Italinë”, tha qendërsulmuesi.

Deri më tani, ai ka zhvilluar 13-të paraqitje në Premierligë, ndërsa është autor i pesë golave.

Dy gola i ka realizuar edhe në Champions – në katër ndeshje. /Shqip.com