“Luani” – “mbret” i javës në Superligën e Zvicrës

Magjia në fushën e gjelbër nuk mungon sa herë që topi gjendet në këmbët e tij.
Ani pse i shumë kritikuar, Edon Zhegrova është një yll në rritje, i cili po shëndrit në futbollin elitar të Zvicrës.
Djaloshi nga Prishtina, për 59 minuta lojë ndaj Lucernit, zhvilloi një paraqitje mastreale.
22 vjeçari ishte autor i dy asistimeve në atë ndeshje – duke e vulosur formën e lartë nëpër të cilën po kalon.
Falë kësaj paraqitje, ai është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës së 15-të në Superligën zvicreane.
Në shtatë ndeshje të zhvilluara në këtë kampionat., ai e ka gjetur rrugën për te goli dy herë.

Ndërsa, është autor i gjashtë asistimeve.
Duke e marrë parasysh që për një kohë të gjatë ishte jashtë fushave të gjelbra për shkak të lëndimit, atëherë shifrat e tij janë astronomike.
Zhegrova është edhë autor i dy golave në Europa Cofenece League.
Paraqitje solide pati edhe në ndeshjen e fundit me Përfaqësuen e Kosovës – në ndeshjen ndaj Greqisë.
Në atë takim, Zhegrova u inkuadrua në lojë – nga banka reserve dhe arriti që të regjistronte një asistim.
Vlera e tij në tregun e transferimeve, sipas “Tranfermarket” është dy milionë euro. /Shqip.com