Rozë Ndërkombëtar

Loredana dhe Karim Adeyemi janë bërë prindër? Kjo FOTO po trondit rrjetin

Loredana ka bërë një postim në Instagram që në pamje të parë të jepte përshtypjen e postimeve të saj të zakonshme me një përmbledhje të disa momenteve nga jeta e saj.

Mirëpo një foto në veçanti, që këngëtarja e ka vendosur në fund të galerisë, tregon Karim me një fëmijë në krahët e tij.

Fotoja ka bërë që një lumë komentesh të vërshojnë në postim dhe ndjekësit të ngrenë dyshimet se çifti janë bërë prindër së bashku.

Pyetjet për fëmijën në foto dhe faktin se ata mund të jenë bërë prindër ishin të shumta, por nuk morën një përgjigje nga Loredana.

Rikujtojmë se këngëtarja është nënë e një vajze, Hanës, me ish-partnerin e saj, reperin Mozzik.

/Shqip.com