Lajme

Lista Serbe mbështet aksionin e policisë në veri: Dënojmë aktet kriminale të individëve

Lista Serbe e ka mirëpritur aksionin e Policisë së Kosovës sot në Zveçan, me qëllim të frenimit të krimit në fushën e narkotikëve.

Lista Serbe ka thënë se ky aksion në radhë të parë mbron rininë tonë dhe fëmijët tanë nga kjo plagë që shkatërron çdo shoqëri.

“Ky veprim ka treguar se punonjësit e policisë së Qarkut-Veri kanë aftësi dhe kapacitet për të luftuar krimin. Shfrytëzojmë rastin të theksojmë se në emër të Listës Serbe dhe popullit tonë dënojmë këtë lloj akti kriminal të individëve”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Lista Serbe përmes një postimi në Facebook, ka treguar se i jap mbështetje të plotë policisë së Rajonit-Veri që të vazhdojë me veprime të tilla dhe të mos lejojë individë që të kriminalizojnë gjithë veriun me aktivitetet e tyre kriminale ku jetojnë njerëz dhe familje të ndershme.

“Duam të bëjmë një mesazh të qartë se sa herë që policia kryen veprime profesionale si kjo, gjithmonë do të ketë mbështetjen e Listës Serbe dhe qytetarëve tanë”, thuhet në komunikatë.

Shqip.com pak më parë ka raportuar për të njëjtin laborator droge, ku Dogana e Kosovës e ka filluar këtë aksion për të gjetur bitcon, mirëpo ka hasur në laborator droge.

Lexo edhe:
Burime për Shqip: Dogana në aksionin për bitcoin në Zveçan, gjen laborator të marijuanës

Më këtë rast Dogana e Kosovës këtë aksion ia ka përcjellur Policisë së Kosovës, konkretisht Njësitit të Anti-drogës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në laboratorin e drogës në fshatin Izvor të Zveçanit, janë gjetur mbi 10 mijë fije të marijuanës.

Lexo edhe:
Sveçla për laboratorin e drogës në Zveçan: Janë gjetur mbi 10 mijë fije të marijuanës

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Policia e Kosovës dhe zyrtarët doganor janë gjuajtur me armë zjarri mirëpo aksioni ka vazhduar pa asnjë lëndim apo dëm material./Shqip.com