Lajme

Sveçla për laboratorin e drogës në Zveçan: Janë gjetur mbi 10 mijë fije të marijuanës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në laboratorin e drogës në fshatin Izvor të Zveçanit, janë gjetur mbi 10 mijë fije të marijuanës.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Policia e Kosovës dhe zyrtarët doganor janë gjuajtur me armë zjarri mirëpo aksioni ka vazhduar pa asnjë lëndim apo dëm material.

“Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marijuanës

me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg. Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material”, ka shkruar Sveçla.

Ai gjithashtu ka thënë se ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi.

Shqip.com pak më parë ka raportuar për të njëjtin laborator droge, ku Dogana e Kosovës e ka filluar këtë aksion për të gjetur bitcon, mirëpo ka hasur në labirator droge.

Lexo edhe:
Burime për Shqip: Dogana në aksionin për bitcoin në Zveçan, gjen laborator të marijuanës

Më këtë rast Dogana e Kosovës këtë aksion ia ka përcjellur Policisë së Kosovës, konkretisht Njësitit të Anti-drogës./Shqip.com

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes