Lajme

Burime për Shqip: Dogana në aksionin për bitcoin në Zveçan, gjen laborator të marijuanës

Dogana e Kosovës ka filluar një aksion për bitcon, mirëpo të njëjtit gjatë aksionit kanë gjetur një laborator droge në fshatin Izvor të Zveçanit.

Burimet për Shqip.com kanë treguar se gjatë aksionit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri dhe i ter aksioni ka ndodhur në objektin ku dyshohet se pronar është Sinisha Nedelkoviq.

“Dogana e Kosovës ka filluar një aksion në fshatin Izvor të Zveçanit për bitcon, mirëpo gjatë aksionit kanë përfunduar në gjetjen e një laboratorit të drogës. Gjatë këtij aksionit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, mirëpo nuk ka të lënduar”, bëjnë të ditur burimet e Shqip.com.

Dogana e Kosovës këtë aksion ia ka dorëzuar Policisë së Kosovës, konkretisht Njësitit të anti-drogës./Shqip.com

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes