Sport Ndërkombëtar

LeBron James rikthehet “përbindësh”

LeBron James ka luajtur një ndeshje magjike Me Lakers, pasi shënoi 39 pikë e 11 kërcime në fitoren spektakolare që Lakers arritën ndaj San Antonio me shifrat 145-138. Kjo bëhet edhe sfida me më shumë pikë e këtij sezoni.

Humbja e tretë radhazi për Dallas, që u mundën 105-100 në fushën e Torontos, në një ndeshje të ekuilibruar. Anunoby e VanVleet realizuan nga 26 pikë secili për ekipin kanadez.

Fiton edhe ekipi i Houston, që falë 28 pikëve të Green mundi 118-105 Oklahoma.

Phoenix ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores “in extremis” ndaj rivalëve të Utah Jazz me shifrat 113-112. Të gjithë titullarët e Suns realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Ayton me 29 pikë e 21 kërcime si dhe Booker me 27 pikë e 11 kërcime.

Rezultatet:
Toronto – Dallas 105-100
Houston – Oklahoma 118-105
San Antonio – Lakers 138-145
Phoenix – Utah Jazz 113-112

/Shqip.com