Lajçak mirëpret mbështetjen e opozitës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

I Dërguari i Bashkimit Evropian për Procesin e Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka takuar krerët e partive opozitare në Kosovë.
Gjatë këtyre takimeve, Lajçaku është njoftuar rreth procesit të dialogut.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të Lajçakut në Twitter.
“Takova lidershipin e partive kryesore opozitare shqiptare, ku i njoftova rreth procesit të dialogut dhe dëgjova nga ta opinionet dhe vlerësimet e tyre”, ka shkruar Lajçak.
Tutje, Lajçaku ka thënë se e mirëpret mbështetjen e opozitës për dialogun Kosovë-Serbi.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u takua me Lajçakun dhe diskutuan për situatën e përgjithshme politike në vend, ndërsa temë e veçantë e diskutimit ishte procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit me Lajçakun, i ka shprehur qëndrimet e tij në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
Lajçak është takuar edhe me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Krasniqi në Facebook ka thënë se me Lajçak kanë biseduar për hapat e mëtutjeshëm që pritet të ndermirën në dialogun Kosovë – Serbi.
Kurse, Lajçaku dje është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Në takimin e Kurtit me Lajçakun u bisedua për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimin e këtij procesi.
Megjithatë, ai do të qëndroj edhe nesër në Kosovë në kuadër të vizitës së tij zyrtare e cila është paraparë të zgjas tre ditë./Shqip.com
