Lajme

Haradinaj takim me Lajçak: Ripërserita qëndrimet tona për dialogun

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Përfaqësuesi Speciale i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Haradinaj ka njoftuar se gjatë takimit ka ripërsëritur qëndrimet e tij për dialogun.

“Në takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajčak, ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar ai.

Foto nga takimi

Kreu i AAK-së ka bërë të ditur se ka falënderuar Lajçak për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

Lajçak është takuar edhe me kreun e Partisë Demokratike, Memlin Krasniqi.

Lexo edhe:
Krasniqi takohet me Lajçakun, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi e për marrëveshjen për energji me Serbinë

Krasniqi në Facebook ka njoftuar se me Lajçak kanë biseduar për hapat e mëtutjeshëm që pritet të ndermirën në dialogun Kosovë – Serbi.

Në pasditen e së hënës, Lajçak është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e dialogut me Serbinë.

Lajçak ka thënë se e ka përgëzuar Kurtin për arritjen e marrëveshjes për energjinë./Shqip.com