Lajme

Krasniqi takohet me Lajçakun, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi e për marrëveshjen për energji me Serbinë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe Përfaqësuesi Speciale i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se me Lajçak kanë biseduar për hapat e mëtutjeshëm që pritet të ndermirën në dialogun Kosovë – Serbi.

“Zotëri Lajçak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndermirën. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Krasniqi.

Foto nga takimi

Në pasditen e së hënës, Lajçak është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e dialogut me Serbinë.

Lajçak ka thënë se e ka përgëzuar Kurtin për arritjen e marrëveshjes për energjinë./Shqip.com