Lajme

Kusari-Lila për marrëveshjen e energjisë: Po hyjmë në etapen e funksionimit të shtetit ligjor

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së

Kryetarja e Grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se marrëveshja për faturimin e energjisë elektrike për katër komunat në veri të vendit, do t’i sanojë dëmet që i janë shkaktuar buxhetit të Kosovës.

Kusari-Lila tha se që nga paslufta nuk ka pasur faturim të energjisë në katër komunat veriore dhe kjo i ka shkaktuar mjaft dëm buxhetit të Kosovës.

“Udhërrëfyesi për marrëveshjen për energjinë është e rëndësisë e cila sanon dëmin e mëtutjeshëm i cili i është bërë buxhetit të Kosovës dhe natyrisht edhe ligjshmërisë në Kosovë sepse nuk ka pasur faturim për këto 23 vjet të energjisë elektrike në katër komunat në veri të vendit. Prandaj kthimi i normaliteti është një arritje tepër e madhe pas periudhës së çlirimit të Kosovës dhe shpresojmë që edhe zbatimi i saj të shkojë pa probleme të përcjellë të cilat zakonisht mund të dalin ose të provokohen nga ana e Serbisë.

Sipas Kusari-Lilës, zbatimi i kësaj marrëveshje është hyrje në një etapë të re të funksionimit të ligjit pa dallim.

Lexo edhe:
Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për energji elektrike

Para dy javësh është arritur marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për energjinë për komunat veriore të Kosovës.

Energjia e shpenzuar nga konsumatorët në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, llogaritet të jetë çdo vit rreth 12 milionë euro.

Deri në vitin 2017, borxhi i tyre u është faturuar konsumatorëve në pjesën tjetër të vendit me 3.5 për qind më shtrenjtë.

Lexo edhe:
Osmani për marrëveshjen për energji: Progresi i arritur sot, i një rëndësie vendimtare
Lexo edhe:
Krasniqi: Me marrëveshjen për energjinë në veri, humbëm 7 vjet nga papjekuria politike e Kurtit

Por, kjo praktikë u ndalua në vitin 2017, kur edhe Gjykata e Apelit e vlerësoi si joligjore.

Kurse, në prill të 2021-ës është miratuar propozimi i Lëvizjes Vetëvendosjes për autorizimin e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) të shfrytëzojë të hyrat vetanake dhe të paguajë energjinë elektrike në atë pjesë.

Lexo edhe:
Haradinaj thotë se marrëveshja për energjinë e arritur në Bruksel nuk është e re

Krerët e shtetit këtë marrëveshje e kanë quajtur si progres të Kosovës, ndërsa opozita e ka quajtur si një marrëveshje e cila ka qenë më herët dhe jo marrëveshje e re./Shqip.com

Lexo edhe:
Shala i drejtohet Kurtit: Na thuaj dallimin në mes marrëveshjes së re dhe të vjetër për energjinë