Lajme

Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për energji elektrike

Është arritur marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për energjinë për komunat veriore të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i cili këtë marrëveshje e ka cilësuar si një hap të madh përpara.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçk.

Lidhur më këtë marrëveshje gjatë vikendit ishte deklaruar edhe kryeministri i Kosovës.

Ai ka thënë se duhet të ketë kujdes në deklarata deri në arritjes e marrëveshjes me Serbinë.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se shpreson të paktën në një marrëveshje.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

Energjia e shpenzuar nga konsumatorët në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, llogaritet të jetë çdo vit rreth 12 milionë euro.

Deri në vitin 2017, borxhi i tyre u është faturuar konsumatorëve në pjesën tjetër të vendit me 3.5 përqind më shtrenjtë.

Por, kjo praktikë u ndalua në vitin 2017, kur edhe Gjykata e Apelit e vlerësoi si joligjore.

Kurse, në prill të 2021-ës është miratuar propozimi i Lëvizjes Vetëvendosjes për autorizimin e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) të shfrytëzojë të hyrat vetanake dhe të paguajë energjinë elektrike në atë pjesë./SHQIP.com