Lajme

Krasniqi: Me marrëveshjen për energjinë në veri, humbëm 7 vjet nga papjekuria politike e Kurtit

Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi - kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë së për shkak të kryeministrit Kurtid he papjekurisë së tij politike, Kosova ka humbur 7 vjet në zbatimin e marrëveshjes për energjinë në veri të vendit.

“Lajmi i mirë është që Kurti dhe Qeveria e tij po e kuptojnë që këto marrëveshje kanë qenë për të mirën e vendit dhe për ta integruar në sistemin jo vetëm energjetik, por edhe legal të Kosovës së veriut.Lajm i keq është se kundërshtimi i tyre dhe papjekuria e tyre politike na kanë humbur 7 vjet si në këtë rast. Përgjegjësitë dhe obligimet e tij janë që të punojë në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe interesin e shtetit tonë si njësi e rregulluar brenda Kushtetutës që e kemi”, thotë Krasniqi.

Çka përmban marrëveshja e arritur në Bruksel

Krasniqi po ashtu ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas tij, Qeveria nuk është e koordinuar me partnerët ndërkombëtarë.

“Fatkeqësisht tashmë është bërë evidente vetë fakti i mos futjes në rend të ditës në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe kërkesa jonë dhe aplikimit për anëtarësim që ministria e Jashtme dhe Qeveria Kurti nuk e kanë koordinuar këtë veprim dhe këtë aplikim me partnerë ndërkombëtar dhe para së gjithash me shtetet e QUINT-it”, thotë Krasniqi.

Ndërsa Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dhënë notë kaluese marrëveshjes së nënshkruar nga Kosova dhe Serbia për energjinë elektrike.

Po ashtu Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energjinë (ZRRE) i ka japur licensën “Elektroseverit” për furnizim të veriut me energji elektrike.

Me pesë vota për dhe asnjë kundër, ZRRE-ja ia ka dhënë të premten licencën për furnizim me energji elektrike kompanisë “Elektrosever”./Shqip.com