Sport Ndërkombëtar

“Kur ata janë bashkë – nuk ka njeri që mund të krahasohet me ta”

Carlo Ancelotti

Nën urdhërat e Carlo Anchelottit, “mbretërit” nuk po e lëshojnë fronin e La Ligas.

Trajneri italian ka dhënë një deklaratë për mediat spanjollë ku nuk i ka kursyer lavdatat për disa futbollistë të madrilienëve.

Ai tha ndër të tjera se mesfusha e “Los Blancos” është më e mira në botë.”

“Ndoshta mesfushorët “box-to-box” janë më shumë ata që mendoni, por Modric, Kroos dhe Casemiro kanë aq shumë përvojë dhe janë aq të mirë në lojë sa janë thjeshte të jashtëzakonshëm. Për më tepër, rezulton se ata luajnë shumë mirë së bashku. Kur ata janë bashkë, nuk ka njeri që mund të krahasohet me ta”, tha fillimishte Anchelotti.

62 vjeçari nuk e la pa përmendur edhe Karim Benzeman, i vili ka regjistruar 20 gola dhe tetë asistime në 23 ndeshje të zhvilluara në këtë sezonë.

Madrid Xtra. on Twitter: "📊| Yesterday's game was the first since March  2019 (vs Huesca) in which Real Madrid played without involving Modrić,  Casemiro and Kroos. https://t.co/szWD5f9V7V" / Twitter
Modric, Kross dhe Casemiro. (Foto nga e kaluara)

“Ai ka shtuar një aftësi masive dhe të rregullt për të dërguar topin në rrjetë. Ai është në nivelin e Cristiano Ronaldos ose (Erling) Haaland.  Benzema është një lojtar që bën diferencën. E pamë edhe një herë në ndeshjen kundër Athletic, me dy gola radhazi. Ai është në formë fantastike”, tha strategu italian.

Real Madrid e ka mbyllur vitin 2021 në vendin e parë të La Ligas, me 46 pikë të grumbulluara, pas 19-të ndeshjeve të zhvilluara.

Të pandalshëm ishin edhe në Ligën e Kampionëve, ku e mbyllën Grupin D në vendin e parë, me gjithsej 15-të pikë.

Ndeshjen e radhës në atë kompeticion do e zhvillojnë kundër PSG-së, me datë 15-të shkurt./Shqip.com