Sport Ndërkombëtar

Para ndeshjes me Romën, Alonso: Një gol mund të ndryshojë gjithçka

Rezultati i ndeshjes së parë gjysmëfinale të Europa League kundër Romës nuk e lë të qetë Xabi Alonson.

“Ndeshja e kthimit është gjithmonë e rrezikshme, pavarësisht rezultatit të marrë në ndeshjen e parë. Një gol mund të ndryshojë shpejt situatën. Duhet të jemi të përqendruar që në fillim. Ne duam të jemi agresivë, të kontrollojmë lojën dhe të mbrohemi si ekip. Pres që Roma të vijë me shpresën për kualifikim. Eliminimi i vitit të kaluar, për më tepër, ende thumbon. Ne nuk e kemi harruar dhimbjen e vitit të kaluar. Duhet ta përdorim këtë energji për të festuar me tifozët në fund. Ne do të jemi të përqendruar për të gjithë 90 minutat, duam të meritojmë fitoren dhe arritjen në finale në Dublin. Nesër do të jetë një ndeshje fantastike, me një atmosferë fantastike. Është gjysmëfinalja e Ligës së Evropës, është një spektakël. Më kujtohet ende pritja e tifozëve në Bismarckstrasse vitin e kaluar, ishte e pabesueshme”, shpjegoi trajneri i Bayer Leverkusen.

/Shqip.com