Sport Ndërkombëtar

Bayern “kryqëzon” arbitrin e ndeshjes: Gaboi, duhej të priste VAR-in për rastin e de Ligt

Në Gjermani, të gjithë janë të zemëruar me gjyqtarin Szymon Marciniak për golin e anuluar të de Ligt në fundin e ndeshjes gjysmëfinale të Champions Real Madrid-Bayern Munich.

Jan-Christian Dreesen, CEO i klubit bavarez u shpreh i pakënaqur për arbitrimin.

“Neuer na shpëtoi dhe na mbajti në lojë për 85 minuta me pritje të pabesueshme. Davies shënoi me këmbën e djathtë, diçka që e bën rrallë.

Më pas pësuam dy gola dhe në fund të ndeshjes u krijua kjo situatë.

Arbitri duhet të kishte lejuar vazhdimin e lojës dhe më pas ta rishikonte atë me VAR.

Ishte një humbje e dhimbshme. Skuadra dha gjithçka, sakrifikoi dhe luftoi aq shumë” – Tha Dreesen.

/Shqip.com