Teknologji

Rikthehet Nokia 3210

Një prej modeleve më të njohura të Nokia-s do të kthehet sërish në treg.

Fjala është për versionin 3210 dhe kjo do ndodh 25 vjet pas daljes së parë në shitje.

Synimi i kësaj kompanie dikur shumë të njohur, është që të ofroj për blerësit aparate telefonike me çmime ekonomike.

Megjithëse, teknologjia ka ecur shpejtë dhe telefonat e sotëm të mençur ofrojnë shumë mundësi, Nokia është e bindur të mbetet në stilin e saj të vjetër.

Celulari 3210 do të ketë një kamerë me vetëm 2 megapiksel dhe do ofroj shumë pak aplikacione.

Megjithatë, do keni mundësi të dëgjoni radio FM dhe të luani lojën e famshme Snake.

Modeli Nokia 3210 do vij me tri ngjyra, kurse çmimi do të jetë rreth 80 euro.

/Shqip.com