Lajme

KPK merr vendim ndaj prokurores në Mitrovicë për vrasjen në Llaushë

Stojanka Kasalovq

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), më 14 prill 2022 ka marrë vendim për aprovimin e marrëveshjes vullnetare me të cilën marrëveshje është bërë pranimi i përgjegjësisë disiplinore nga prokurorja e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Stojanka Kasaloviq.

Me aprovimin e kësaj marrëveshje KPK, prokurores Kasalovic i ka shqiptuar masën disiplinore “Vërejtje publike me shkrim”.

Në vendimin e publikuar nga KPK thuhet se deri tek kjo masë e shqiptuar Këshilli erdhi pasi prokurorja Kasalovic, ka bërë lëshimin e veprimeve procedurale për rastin e dhunës në familje, i cili rast kishte përfunduar me fatalitet pasi viktima L.Q me 5 janar 2022 ishte vrarë nga bashkëshorti i saj S.Q.

Kasaloviq ka qenë prokurore kujdestare më 1 janar kur e ndjera, Lirije Qerimi kishte raportuar në polici dhunën fizike të bashkëshortit të saj, Skender Qerimi nga Llausha e Skenderajt.

Lexo edhe:
Vrasja në Llaushë: Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurores Kasaloviq

E ndjera, Lirije Qerimaj, rastin e dhunës e kishte raportuar më 1 janar, por prokurorja e rastit e kishte liruar të dyshuarin me procedurë të rregullt, teksa rastin e kishte cilësuar “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:
Kërkohet të ndëshkohen prokurorja e rastit dhe Mbrojtësi i Viktimave- KPK ende në heshtje

Katër ditë më vonë, Skender Qerimaj dyshohet ta ketë vrarë bashkëshorten e tij, në shtëpi.

Vrasja kishte ndodhur në fshatin Llaushë, komuna e Skenderajit, ku më pas  i pandehuri S.Q ishte arrestuar dhe i ishte caktuar masa e paraburgimit për dy vepra penale “Vrasja e rëndë“ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Shqip.com