Sport Shqiptar

Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të Mundjes

FOTO: Federata e Mundjes e Kosovës
FOTO: Federata e Mundjes e Kosovës

Në Bukuresht me datën 13 deri 19 Mars 2023 është mbajtur Kampionati Evropian U23 i Mundjes.

Federata e Mundjes së Kosovës ka marrë pjesë me ekipin e tyre, në një vend ku ende nuk është njohur shteti i Kosovës, në Rumania.

Kosova është paraqitur me simbolet e Shtetit te Kosovës ku edhe një herë është dëshmuar se aty ku hyn sporti nuk mund te hyj politika, njofton FMK, shkruan Shqip.com.

Pjesëmarrës në këtë kampionat ishte Kryetari i Federatës se Mundjes, Naim Muja dhe ekipi i mundjes.

/Shqip.com