Lajme

Konfiskohen medikamente të kontrabanduara nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Njësitë e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolle në nëntë barnatore ku edhe janë gjetur barna/medikamente të cilat ishin të kontrabanduara nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Po ashtu sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës janë bërë të ditura edhe lokacionet e barnatoreve.

Lokacionet e Barnatoreve ishin në Graqanicë, Ranillukë, Shtërpcë si dhe në disa lokacione tjera.

Te gjashtë (6) subjekte është hasur ne 1000 artikuj produkte farmaceutikë / barna te kontrabanduara. Të gjitha produktet  janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse.

Medikametet e Konfiskuara

Shqip.com ditë më parë përmes një hulumtimi ka arritur që në pesë barnatore të ndryshme të marrë medikamente pa recetë të mjekut.

Po ashtu sipas hulumtimit të Shqip.com tregohet edhe zemërgjërësia e barnatoreve të cilat dhurojë jo 1 po 5 medikamente pa recetën e mjekut.

Remzie Thaqi në një përgjigje për Shqip.com ka thënë se që nga janari janë shpërndarë 100 gjoba për barnatore të ndryshme të cilat i kanë shkelur rregullat./Shqip.com