N'shënjestër

Pazar me barna në kurriz të qytetarëve– 04.05.2022 – Shqip.com

Emisioni n ‘Shënjestër sjellë detaje për tregun e ‘sëmurë’ farmaceutik. Në mungesë të sigurimeve shëndetësore dhe nga problemet e mëdha, qytetarët po u drejtohen barnatoreve në kërkim të shërimit. Por aty ‘përfitojnë’ vetëm thellim të problemeve. Barnatoret duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë të popullatës dhe mungesën e kontrollit nga shteti, po u shesin ilaçe të rënda qetësimi pa recetë të mjekut. Si rezultat, qytetarët po krijojnë varësi. Derisa Shqip.com brenda ditës arrin t’i blej ato në pesë barnatore të ndryshme në disa raste me faturë e pa pyetur fare për recetë, institucionet janë të pafuqishme. Arma e tyre është mbështetja në vetëdijen qytetare.