Sport Shqiptar

Konfirmohet lajmi i Shqip.com, Prishtina zyrtarizon miqësoren me ekipin grek

Prishtina e ka aranzhuar një ndeshje miqësore me ekipin nga Greqia, AEL Larissa, njofton faqja zyrtare e klubit, shkruan Shqip.com.

Përballja kontrolluese e “bardhekaltërve” do të luhet më 1 dhjetor me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Klubi kryeqytet gjithashtu ka njoftuar se hyrja për tifozë në këtë duel do të jetë pa pagesë.

Se Prishtina do ta zhvillojë këtë ndeshjen, lajmi ishte konfirmuar një ditë më parë ekskluzivisht për Shqip.com.

Lexo edhe:
EKSKLUZIVE: FC Prishtina aranzhon ndeshje miqësore me skuadrën nga Greqia

“FC Prishtina të enjten më 1 dhjetor, do ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj ekipit nga Greqia, AEL Larissa. Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 13:00. Hyrja për shikuesit do të jetë falas”, thuhet në njoftimin e plotë të FC Prishtinës.

/Shqip.com