Sport Shqiptar

EKSKLUZIVE: FC Prishtina aranzhon ndeshje miqësore me skuadrën nga Greqia

photo by: @Shpend Ahmeti

FC Prishtina e ka aranzhuar një ndeshje miqësore ndërkombëtare me skuadrën greke AEL Larissa, raporton Shqip.com.

Ndeshja miqësore do të zhvillohet më 1 dhjetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 13:00.

AEL Larissa garon në Ligën e Dytë të Greqisë deh pas xhiros së katërt ndodhet në pozitën e dytë me nëntë pikë të grumbulluara.

Prishtinës do t’i shërbej ky takim si parapërgatitje për ndeshjen me Ballkanin, takim që zhvillohet më 11 dhjetor.

Prishtina pas javës së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës ndodhet në pozitën e katërt me 26 pikë të grumbulluara.

/Shqip.com