Kulturë

Koncerti “1 piano, 2 zonja, 4 duar”, mbahet këtë të premte

Festivali ndërkombëtar i muzikës Kosova KamerFest po vazhdon koncertet e këtij edicioni.

Këtë të premte, me moton “1 piano, 2 zonja, 4 duar, do të mbahet koncerti në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

Koncerti do të fillojë nga ora 20:00, ku do të përformojnë Syzana Jakupi dhe Alba Muçolli.

Ky është festivali i vetëm i këtij lloji në Kosovë, ndërkaq koncerti “1 piano, 2 zonja, 4 duar”, është i 10-ti, në kuadër të tij.

Kosova Kamer Fest 2022 do të sjellë në skenë muzikantë nga Shqipëria, Bullgaria, Franca, Spanja, Finlanda e Zvicra dhe do të zgjasë deri me 1 dhjetor 2022.

/Shqip.com