Kulturë Kino

Komuna e Podujevës shkarkon drejtorin e teatrit, Gërguri: Kjo është e jashtligjshme dhe e pabazë

Teatri i Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka emëruar anëtarët e Këshillit Drejtues të Teatrit të qytetit “Avdush Hasani”.

Pas përzgjedhjes së Këshillit Drejtues, është pushuar nga puna edhe drejtori i teatrit Agron Gërguri.

Përzgjedhjen e Kryetarit Bulliqi, si dhe për pushimin nga puna, Gërguri po e konsideron si të jashtëligjshme e të pa bazë.

“Mua ma kanë analizuar kinse raportin vjetor pa më thirrë, mu nuk më kanë thirrë, unë ju kam thënë që nuk është e mundur që mos me qenë pjesë e mbledhjes edhe pse ju kam dërgu email me shkrim ata nuk kanë bërë vërejtje”, tha Gërguri për Shqip.com.

Gërguri tha se arsyeja e shkarkimit të tij, sipas komunës ka qenë mos transparenca me financat.

“Gjoja se nuk ka qenë transparent në financa dhe nuk kemi vendos asnjë shfaqje përvec një ngjarje që na kanë dhënë ministria edhe atë me memorandum dhe na kanë dhënë disa projekte, i kemi arsyetu ato mjete unë sipas ligjit kam pas drejtë më i bo kontratat edhe ata kanë kërku detaje të cilat nuk janë për me i tregu. Unë i kam tregu ku i kam nda i kemi bo dy shfaqje e ata kanë gjet pretekst se këtu është qëllimi me shkarku dikën e me sjell dikën tjetër”, tha tutje ai.

Tutje ai tha që zyrtarët komunal nuk kanë vlerësuar në mënyrë të duhur auditorët e brendshëm.

“Paraprakisht kësaj, mua mu kanë dërguar auditorë të brendshëm dhe ka dalë vlerësimi i mirë nuk kanë pasë probleme dhe ketë se kanë inkorporuar hiç sikur është organ jo kompetent këta nuk janë as profesional në atë vlerësim të financave dhe as profesional në vlerësim të përformancave artistike”, u shpreh tutje ai.

Meqenëse, Këshilli Drejtues i teatrit është organ i pavarur mbikëqyrës, anëtarët e të cilit përbehen nga 5 veta nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen konkursit sepse nuk janë pozita pune me kontratë të rregullt.

E për këtë arsye ata emërohen direkt nga kryetari i komunës.