Lajme

Komuna e Mitrovicës nxjerr urdhëresë për ndalimin e qarkullimit të trotineteve elektrikë në shesh

Pas Komunës së Prishtinës edhe Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të trotineteve elektrike në shesh.

Lexo edhe:
Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e trotinetëve dhe biçikletave në vendet ku ka lëvizje të këmbësorëve

Kjo është bërë e ditur nga Drejtori i Inspekcionit të Komunës së Mitrovicës, Valon Brahimi për Shqip.com

Valon Brahimi- Drejtor i Inspekcionit në Komunë e Mitrovicës

“Ka shkuar si propozim në Kuvendin Komunal, ende nuk ka marr formën e vendimit, por kjo nuk është pengesë që çdo trotinet elektrikë të qarkullojë në shesh” ka thënë Brahimi.

Më tutje ai është shprehur se në sheshet e qytetit ekzistojnë shenjat që ndalojnë qarkullimin e trotineteve elektrikë

Urdhëresa nga Komuna e Mitrovicës

“Shenjat janë vendosur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, atë pjesë kohë pas kohe e monitoron Policia” thotë Brahimi

Muaj më parë, Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka bërë të ditur Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit po punon në plotësim ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Lexo edhe:
Aksidentet me trotinetë, pritet ndryshimi i Ligjit për rregullat e trafikut rrugor

Pacolli ka thënë së ky drafte shumë shpejtë do të dërgohet në Kuvend./Shqip.com