Lajme

Aksidentet me trotinetë, pritet ndryshimi i Ligjit për rregullat e trafikut rrugor

Trotinete elektrike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka bërë të ditur Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit po punon në plotësim ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Kjo pasi kohëve të fundit është raportuar për disa raste të lëndimeve serioze nga përdorimi i trotinetëve elektrikë.

Pacolli ka thënë së ky drafte shumë shpejtë do të dërgohet në Kuvend.

“Çdo ditë po raportohet për aksidente dhe lëndime serioze që po shkaktohen nga përdorimi i trotinetëve elektrik.

Akoma nuk kemi ligj që rregullon përdorimin e trotinetëve elektrik por Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit po punon në plotësim ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Grupi punues e ka draftuar një nen të veçantë që rregullon përdorimin e trotinetëve. Shumë shpejt projekligji do të dërgohet në seancë.

Ashtu siç edhe mjekët po konstatojnë, lëndimet nga trotinetët mund të jenë serioze prandaj prindërit duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të mos dalin në rrugë me trotinete”, shkruan ajo.

Ndryshe, gjatë 24-të orëve të fundit kanë ndodhur 4 aksidente me trotinetë elektrikë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana mjekut Besnik Ibishi që ka shpërndarë një apel të një kolegu të tij.

Lexo edhe:
4 aksidente me trotinetë elektrikë gjatë 24 orëve të fundit

Në postim e Lavdrim Agushit të cilën e ka shpërndarë Ibishi , është kërkuar nga prindërit që të kenë kujdes meqë vetem me kujdestarinë e mbrëmshme janë trajtuar katër persona me lëndime serioze si rezultat i lëvizjes me “scooter” të vegjël dhe elektrikë./SHQIP.com