Lajme

Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e trotinetëve dhe biçikletave në vendet ku ka lëvizje të këmbësorëve

Përveç shesheve në Prishtinë, Komuna e Prishtinës ka marrur vendim që të ndaloj qarkullimin e trotinetëve biçikletave dhe të gjitha mjeteve me veprim motorik ose elektrik edhe në vendet ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook, i cili tha se kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi nga 15 gushti.

Kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve, biçikletave dhe gjithë mjeteve motorike elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të kryeqytetit, në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve. Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022, deri në votimin dhe publikimin e rregullores në të cilën jemi duke punuar”, shkroi Rama

Sipas Ramës, kjo rregullore do të shërbej për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit të këtyre mjeteve sa i përket sigurisë së qytetarëve të Prishtinës.

Lexo edhe:
Aksidentet me trotinete, pritet ndryshimi i Ligjit për rregullat e trafikut rrugor

Nga aksidentet e shumta që kanë ndodhur me trotinete, para një muaji deputetja e LëvizjesVetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit po punojnë në plotësim ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Lexo edhe:
Podujeva ndalon qarkullimin e biçikletave, motoçikletave dhe trotinetëve elektrik në shesh

Ndërsa, Komuna  e Podujevës afërsisht që dy muaj ka ndaluar qarkullimin e motoçikletave biçikletave, trotineteve elektrik dhe mjeteve të tjera të ngjashme në sheshin e qytetit./Shqip.com