Sport Ndërkombëtar

Kombëtarja e Holandës arrinë marrëveshje me trajnerin e ri

Kombetarja e Holandes

Kombëtarja e Holandës ka emëruar Louis van Gaal si trajnerin e tyre të ri, shkruan Shqip.com

Së bashku me stafin e tij, gjithashtu të ri teknik, të përbërë nga Danny Blind (asistent), Henk Fraser (asistent) dhe Frans Hoek (trajner portierësh), menjëherë do të fillojnë punën me kombëtaren holandeze.

Katërshja kanë rënë dakord me Federatën e Holandës që të jenë në krye të Kombëtares deri në vitin 2022, pas Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

“Futbolli holandez është gjithmonë pranë zemrës sime dhe stërvitja kombëtare është sipas meje një pozicion kyç për pranimin e mëtejshëm të futbollit tonë. Për më tëpër unë e konsideroj një nder të stërvit kombëtaren holandeze”, ka thënë van Gaal.

69-vjeçari kishte qenë më herët trajner i Kombëtares së Holandës midis viteve 2000-2002 dhe 2012-2014.

Në përvojën e tij të parë me “Tulipanëve” ai nuk arriti sukses global, pasi nuk arriti t’i sigurojë finalen në Kupën e Botës të vitit 2002.

Ndërsa në mandatin e tij të dytë në vitin 2012, ai arriti deri në gjysëmfinale të Kupës së Botës “Brazil 2014”./Shqip.com