Art Jetese

Kolesteroli i janarit, çfarë duhet të hani për ta eleminuar?

E keni ekzagjeruar me ushqimet gjatë festave të fund vitit dhe vijimit të ngënies me tepri gjatë këtij muaji?

Këshillat e mëposhtme ju tregojnë se çfarë mund të bëni për të ulur tensionin dhe kolesterolin.

Mes përsheshit, mishit të gjelit të detit, bakllavasë apo dhe sallatës ruse, në fundvit dhe javët e para të vitit pasues, organizmi pëson një rëndesë.

Organi që preket direkt nga një prishje e tillë në rutinën e ushqimit është zemra në formën e rritjes së nivelit të kolesterolit.

Nëse keni vënë re një çekuilibrim të tensionit, kjo shenjë vjen si pasojë e rritjes së nivelit të kolesterolit, shkruan agroweb.

Si të hani ushqimet më të mira për të ulur kolesterolin

Në mëngjes

250 gr fruta të stinës,

Drithëra të ndryshme të shoqëruara me një gotë qumësht, ose mund të përdorni kosin, i cili është produkti më i mirë për të ulur tensionin e lartë.

Mes mëngjesit dhe drekës

Një biskotë me drithëra integrale, kos dhe tre-katër arra.

Në drekë

Nëse mundeni, përpiquni të shmangi karbohidratet.

Përpara se të flini

Gjatë mbrëmjes, përpara se të flini mund të konsumoni një gotë me qumësht pa yndyrë me një lugë mjaltë mundësisht gështenje.

Kjo pije arrin të pastrojë mbetjet yndyrore nga enët e gjakut si dhe nxit prodhimin e kolesterolit të mirë.

/Shqip.com