Art Jetese

Njihuni me qytetin evropian të beqarëve

Beqarët po dominojnë rrugët e Milanos.

Të dhënat e fundit zbulojnë se lindshmëria ka rënë, ka shumë të huaj dhe pak vendas, shkruajnë mediat italiane.

Në Milano askush nuk duket se ka ndërmend të krijojë një familje.

Mendohet se fajin e ka kriza ekonomike, por situata është edhe më alarmante.

Milano është plot me njerëz të vetmuar.

Numri i çifteve të ndara po rritet, po ashtu edhe numri i njerëzve të rinj e të vjetër që nuk duan të angazhohen.

E vërteta, sipas vlerësimeve të fundit, është se ndjenjat janë bërë po aq të ftohta sa edhe kostot për çdo person.

E përkthyer në shifra do të thotë: Mosha mesatare e banorëve në Komunë është rreth 48 vjeç, më pak të sapolindur se të vdekur.

Një tjetër fakt alarmues që bllokon ndërrimin e brezave.

Nga 1 milion e 417 mijë banorë, 483 mijë janë familje të konfirmuara.

56% e të cilave përbëhen nga vetëm një person.

Gratë janë pak më shumë se meshkujt: 51.1 përqind kundrejt 48.5 përqind.

Nga 21 për qind të sapolindurve, 1/4 është me origjinë joitaliane.

Sipas raportit, vitin e kaluar kishte 9400 djem dhe vajza të porsalindura, me një ulje progresive prej 10 për qind.

Gjithnjë e më pak njerëz martohen në kishë. Vetëm 23 përqind e çifteve zgjedhin një ceremoni të shenjtë.

Vdekjet i tejkalojnë shumë lindjet: 14,029 në vitin 2023, për dy të tretat e të cilave u zgjodh djegia në vend të varrimit.

/Shqip.com