Kulturë

“Kleopatra – Një jetë”, tanimë edhe në shqip

Se fundmi për lexuesit vjen romani me titull: “Kleopatra – Një jetë”, i autores amerikane Stacy Schiff. Libri është shqipëruar nga Aurel Manushi dhe vjen nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Living”, nga Shqipëria.

Libri ka një histori shumë interesante.

Pallati i saj vetëtinte nga oniksi, gurët e çmuar dhe floriri, e megjithatë ishte edhe më i pasur në intriga politike dhe seksuale. Përmbi gjithçka, Kleopatra ishte një stratege mendjehollë dhe negociatore e lindur. Kleopatra shfaqet se ka marrëdhënie seksuale vetëm me dy burra, Jul Cezarin dhe Mark Antonin.

Te dy ata ishin të martuar me gra të tjera. Me Cesarin ajo pati një djalë, ndërsa pas vrasjes së tij pati edhe tre të tjerë. Tashmë ishte sunduesja më e kamur në gjithë Mesdheun. Marrëdhënia me Antonin çimentoi statusin e saj si gruaja me më shumë ndikim në atë kohë.

Kleopatra vdiq tridhjetë e nëntë vjeçe, një brez para lindjes së Krishtit. Gjema ia rriti famën. Fundi i Kleopatrës ishte i papritur dhe i bujshëm. Që prej asaj kohe, figura e saj hodhi rrënjë në imagjinatën tonë. Shumë njerëz kanë folur për të, përfshirë dramaturgët dhe poetët më të mëdhenj.

Për dy mijë vjet ka qenë në qendër të bisedave tona. Fama e saj pas vdekjes ka qenë një ndër më të gjallat në histori. Ka vazhduar përgjatë kohërave dhe është kthyer në asteroid, në videolojë, në klishe, në cigare, në shekpot, në klub striptize dhe në sinonim të Elizabeta Tejlorit. Shekspiri vërtetoi larminë e pafundme të figurës së Kleopatrës.

/Shqip.com