Lajme

KEDS: Përkeqësohet situata e furnizimit me energji, bie njësia A3

Mungesa e energjisë elektrike.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë ka njoftuar se situata e furnizmit me energji elektrike është përkeqësuar për shkak të rënjes së njësisë A3.

Përmes një njoftimi për media, KEDS-i ka thënë se KOSTT-i i ka kërkuar atyre që të bëjnë kufizimin emergjent të energjisë elektrike

“Përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike nga rënia e njësisë A3. KOSTT-i ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë A3, të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike. Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

KEDS, ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrik në mënyrë që të mos përkeqësohet më tepër gjendja me furnizimin me energji.

“Aktualisht kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, kërkojmë nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike. Përdorimi i saj në mënyrë efiçiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër”.

Nga 15 gushti Kosova në terr, KEDS njofton për reduktime të energjisë elektrike – SHQIP.com

Nga 15 gushti kjo kompani pati njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për shkak të krizës energjetike në Kosovë.

Reduktimet ishin paraparë të mbahen me gjashtë orë me rrymë dhe dy pa rrymë.

Në njoftimin e dhënë nga KEDS-si, thuhet se kanë pranuar urdhëresë nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) për të nisur kufizimet e energjisë elektrike.

Theksojmë se ditë më parë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka thënë se ballafaqimi me mungesë të energjisë elektrike është i pashmangshëm andaj apeloi që të kursehet rryma.

Nuk do të ketë më reduktime, Shqipëria i del në ndihmë Kosovës – SHQIP.com

Ndërsa, pas vendosjes së reduktimeve, ME-ja njoftoi se nuk do të ketë reduktime.

Përmes një komunikate, ME ka njoftuar se kjo është mundësuar nga bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht mes korporatave energjetike të dy vendeve.

KEK nuk arrin ta rikthejë në funksion B2, vazhdojnë reduktimet – SHQIP.com

Por, pavarësisht paralajmërimeve që njësia B2 e Termostatit Kosova B do të rikthehet në funksion një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala për SHQIP.com ka thënë se një gjë e tillë është pritur të ndodhë sot, por që fatkeqësisht ishte e pamundur.

Ai shtoi se në një situatë të tillë do të vazhdojnë edhe reduktimet./Shqip.com