Lajme

Nuk do të ketë më reduktime, Shqipëria i del në ndihmë Kosovës

Ilustrim

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Përmes një komunikate, ME ka njoftuar se kjo është mundësuar nga bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë ,përkatësisht mes korporatave energjetike të dy vendeve.

“Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se mbrëmjen e së dielës, Korporata për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë KEDS, njoftoi se nga e hëna, 15 gusht, do të fillohet me reduktime.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, gjatë një konference për media tha se nuk kanë para për të importuar rrymë.

Reduktimet e energjisë elektrike, Buzhala kishte thënë se do të zgjasin derisa Qeveria ta subvencionoj atë.

Si rezultat, Buzhala tha se e gjithë kërkesa për energji është duke u mbuluar nga prodhimi i brendshëm.

Lexo edhe:
Buzhala: Nuk ka afat se sa do të zgjasin reduktimet e rrymës në vend

Reduktimet parashiheshin të ishin gjashtë orë me furnizim me energji elektrike dhe dy të tjerë pa rrymë.

Sipas njoftimit, reduktimet po bëheshin për shkak të humbjeve dhe disbalancit që ishte krijuar.

Qeveria në ndërkohë ka njoftuar se do të marrë në kontroll verifikimin e humbjeve në sistem, për të parë se ku po ndodhë vjedhje.

Në anën tjetër, opozita i ka drejtuar akuza qeverisë për “keqmenaxhim qeveritar dhe paaftësi për të ndërmarrë masa më herët”./Shqip.com