Lajme

Kastrati: Përmbytjet ndodhin për shkak të mosmirëmbajtjes së lumenjve

Kosova që nga mesnata e mbrëmshme është përballur me reshje të mëdha të shiut.

Lidhur më këtë situatë, për Shqip.com ka folur Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ai është shprehur se këto përmbytje ndodhin për shkak të mos mirëmbajtës së lumenjve.

“Përmbytjet ndodhin për shkak të mosmirëmbajtjes së lumenjve, sidomos në ato përcokta të vogël, ato duhet të mbahen rregullisht”, ka thënë Kastrati.

Lexo edhe:
Ministri Krasniqi viziton zonat e prekura nga përmbytjet në Gjakovë e Rahovec

Ai po ashtu ka shtuar se në bazë të një analize pjesa perindimore ka qenë më e prekur nga reshjet ndërsa pjesa jugore ka qenë e prekur ma pak.

Lexo edhe:
Këto janë pesë qytetet me sasinë më të madhe të reshjeve të shiut

“Sasia e reshjeve që ka ranë mbrëmë në disa zona ka qenë më intensive dhe me interval me të gjatë kohor prandaj, kanë ndodhur përmbytjet e natyrës urbane”, ka thënë Kastrati.

Lexo edhe:
Gjini: Të gjitha ekipet emergjente janë vënë në shërbim të qytetarëve, për familjet e evakuuara, do të sigurojmë strehim

Këtyre përmbytjeve i kanë ndihmuar edhe reshjet e shiut të cilat kanë ndodhur këto ditët e fundit ka thënë më tutje Kastrati./Shqip.com