Lajme

Ministri Krasniqi viziton zonat e prekura nga përmbytjet në Gjakovë e Rahovec

Ministri i Administrim të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar qytetin e Gjakovës dhe Rahovecin pas përmbytjeve të shiut që ndodhën në këto dy komuna.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

“Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dëme si pasojë e vërshimeve në disa Komuna të Kosovës, andaj në koordinim me Kryeministrin z. Kurti dhe ministritë respektive, fillova të vizitoj Komunat për të parë gjendjen dhe për të ju ofruar ndihmën e nevojshme”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Lexo edhe:
Duraku:Gjendja është shumë e rëndë kërkesën e fundit për ndihmë Qeverisë ia kemi parashtruar në muajin qershor

Po ashtu Krasniqi ka bërë të ditur se së bashku me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në fshatin Bellacërkë, Ratkoc dhe Radoste ka përcjellur nga afër gjendjen nga vërshimet në këto lokalitete.

Nga Rahoveci, do të vazhdojmë për në Gjakovë, ku me Kryetarin z. Ardian Gjini do të vizitojmë zonat e prekura nga vërshimet dhe dëmet e shkaktuara, ka bërë të ditur më tutje Krasniqi./Shqip.com