Lajme

Gjini: Të gjitha ekipet emergjente janë vënë në shërbim të qytetarëve, për familjet e evakuuara, do të sigurojmë strehim

Ardian Gjini - Kryetar i Komunës së Gjakovës

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka dhënë detaje lidhur me gjendjen në të cilën gjendet Komuna e Gjakovës pas reshjeve të shiut.

Ai ka bërë të ditur edhe zonat të cilat janë më të prekura nga këto përmbytje.

“Të reshurat gjatë natës së mbrëmshme në Komunën e Gjakovës shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në bodrumet e shtëpive dhe në rrugë publike. Nga vizitat në teren, në gjendje më të keqe janë: ura në Moglicë, rruga “Yllka Domi”, “Pika e Zezë II”, “Shote Galica”, ka bërë të ditur Gjini.

Pamje nga Vërshimet

Më tutje Gjini ka bërë të ditur se të gjitha ekipet emergjente janë vënë në shërbim të qytetarëve për të ju dhënë ndihmë.

Lexo edhe:
Ministri Krasniqi viziton zonat e prekura nga përmbytjet në Gjakovë e Rahovec

“Të gjitha ekipet emergjente janë vënë në shërbim të qytetarëve për të ju dhënë ndihmë. Aktualisht nuk mund të vlerësojmë saktë dëmet materiale të shkaktuara, mirëpo ju lusim që të gjitha rastet ti raportoni në qendrën e thirrjeve 112, në të njëjtën kohë ekipet tona janë në teren. Në këto momente do të përqendrohemi në  ndërhyrjet urgjente për shkak se mund të këtë reshje prapë. Për familjet e evakuuara, do të sigurojmë strehim” ka thënë Gjini.

Pamje nga Vërshimet

Gjini ka apeluar te të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës që në çfarëdo rasti të rrezikut të lajmërohen në qendrën e thirrjeve, në organet e rendit dhe tek zjarrëfikësit./Shqip.com