Lajme

Kamberi: Çështja e shqiptarëve të Luginës duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Shaip Kamberi - deputet në parlamentin e Serbisë

Deputeti i vetëm shqiptarë në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se Qeveria e Kosovës në marrëveshjen finale me Serbinë duhet ta përfshijë edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Përmes një prononcimi për media, Kamberi ka thënë se kjo duhet të ndodhë prandaj e besojnë dhe e shpresojnë.

“Po ashtu edhe çështja e shqiptarëve të Luginës dhe të drejtat e tyre duhet të jenë prezente, andaj besojmë dhe Shpresojmë që Qeveria në marrëvehjen finale që do të duhet të arrihet me Serbinë, çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet ta ketë pjesë”, tha Kamberi.

Lexo edhe:
Bërnabiq: Do të luftojmë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Sot gjatë ditës së hënë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq është takuar me serbët lokal në veri të Kosovës.

Në këtë vizitë ajo ju ka premtuar atyre se do të luftojnë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë ashtu siç kanë luftuar për ruajtjen e dokumenteve personale serbe në Kosovë.

Lexo edhe:
 Arifi fton për vizitë në Luginë të Preshevës Albin Kurtin

Ndërsa, pas konfirmimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës se vizita e Bërnabiqit në Kosovë mund të realizohet, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin që të realizoj vizitë në Luginën e Preshevës./Shqip.com