Kulturë Kino

Jennifer Lopez shfaqet në rolin e vrasëses në filmin “The Mother”

Jennifer Lopez po debuton në filmin e ardhshëm të Netflix, “The Mother”.

Lopez luan nënën e cila ndodh të jetë vrasëse vdekjeprurëse. Vite më parë ajo u detyrua të hiqte dorë nga vajza e saj ndërsa ishte në arrati. megjithatë, kur gjithsesi jeta e fëmijës kërcënohet, personazhi i Lopez del nga fshehtësia për ta mbrojtur atë.

Traileri, i publikuar jep paraqitje të shkurtër të së kaluarës së personazhit të saj, duke e shfaqur atë me armë.

Po ashtu traileri shfaq disa djem të këqij me pamje të zymtë që tentojnë të lëndojnë vajzën e saj.

“The Mother” është bazuar në një histori të Misha Green. Aktorët tjerë janë Joseph Fiennes, Gael Garcia Bernal, Lucy Paez dhe Omari Hardwick.

Filmi do të fillojë shfaqjen në Netflix në maj 2023.