Kulturë

Jacqueline Fehr kërkon falje nga shqiptarët për anulimin e Alba Festivalit në minutën e fundit

Këshilltarja e qeverisë së Cyrihut, Jacqueline Fehr

Festival i njohur Alba Fest është anuluar dy javë më parë për shkak të situatës me COVID-19 në Zvicër.

E anulimi i tij nuk është pritu mirë nga organizatorët e këtij festivalit të cilët e cilësuan si diskriminim që i është bërë shqiptarëve.

Në lidhje më këtë në një intervistë për Albinfo, këshilltarja e qeverisë së Cyrihut, Jacqueline Fehr ka thënë së edhe pse kishte një bazë ligjore për refuzimin, akuzat për diskriminim e “lënduan” atë.

Për anulimin afatshkurtër në momentet e fundit ajo ka kërkuar falje por, pavarësisht kësaj Fehr mbetet e palëkundur në lidhje me ligjshmërinë e vendimit.

Ajo ka thënë se në javët e fundit, 80 për qind e të infektuarve ishin nga Kosova ose Maqedonia e Veriut.

Lexo edhe:
“Alba Festival” vjen me reagim pas anulimit të festivalit

 “Njerëzit që jetojnë në afërsi të njerëzve që kanë kaluar një pjesë të verës në vendet në Evropën Juglindore ishin të ekspozuar ndaj një rreziku mesatar të infeksionit”, ka deklaruar ajo.

Festivali Alba u shpall paraprakisht si “festivali më i madh shqiptar në Evropë”. 

Festivali ishte planifikuar të mbahej më 4 dhe 5 shtator në Cyrih, ku do të përformonin disa artistë nga Kosova dhe Shqipëria, si: Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Mozzik e Getinjo./SHQIP.com