Kulturë

“Alba Festival” vjen me reagim pas anulimit të festivalit

Alba Festival

Festivali i muzikës shqiptare, “Alba Festival”, që pritej të mbahet në shtator në Zvicër u anulua për shkak të situatës me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur ditën e djeshme nga Qeveria e këtij shteti.

Pas vendimit pati një reagim nga organizatorët e festivalit të cilëve ju anulua edhe ankesa.

“Si asnjëherë më parë Alba Festival u mundua edhe një herë t’i mbledhë gjithë shqiptarët në Zurich me një organizim madhështor, me të gjitha kushtet që na u kërkuan për shkak të pandemisë. Ne ishim gati deri në detajet e fundit për të ju dhuruar një vikend të paharrueshëm, dhe me keqardhje të thellë ju lajmërojmë se përfundimisht Festivali u anulua, pavarësisht tentimeve dhe bisedave të vazhdueshme që kishim me zyrtarë të Kantoni-it të Zurichut”, thuhet në reagim.

Të njëjtit kanë ndarë një postim në InstaStory, të cilët theksojnë se kanë ngelur të befasuar nga një vendim i tillë.

“Ne ende vazhdojmë të jemi të befasuar se si mund të ndodhte një anulim i tillë, i papritur, duke marrë thjeshtë një shkrim 48 orë para nisjes së Festivalit, të cilin ka muaj që jemi duke e përgatitur dhe po e përsërisim dhe një herë me të gjitha kushtet që u kërkuan vetë nga Qeveria. Gjithsesi, ne si organizatorë që jetojmë dhe veprojmë në këtë shtet duhet përmbajtur këtij vendimi ashtu siç kemi vepruar gjithmonë. Ju kërkojmë falje edhe një herë dhe ju lusim për mirëkuptimin tuaj! Ne na mbetet të iu falënderojmë të gjithëve për interesimin e madh që shfaqet që nga lajmi se do të nis Festivali me 4-5 shtator” është shkruar më tej.

Lexo edhe:
Zvicra anulon “Festivalin Alba”, thonë se komuniteti shqiptar u prek rëndë nga pandemia

Tutje është bërë e ditur se do të bëhet edhe kompensimi i biletave për gjithë ata që kanë blerë.

“Ne, ashtu siç kemi premtuar të gjitha blerjet që ju keni bërë do t’i kthejmë secilit një nga një (për këto detaje na përcjellni në Instagram). Së bashku do të jemi edhe më të fortë. Ju premtojmë që do të kthehemi shpejt, në mundësinë e parë që do të na jepet. Me shumë dashuri dhe respekt për të gjithë, Alba Festival”, është shkruar në faqen zyrtare të këtij festivali./SHQIP.com