Lajme

Ish-këshilltari i Veselit: Qeveria mori si ‘vendim të ri’ një vendim i cili ishte marrur nga Veseli para gjashtë vitesh

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Valmir Klaiqi ka thënë se shpallja e 5 shtatorit si Ditë e Humanizmit në Kosovë është vendosur që  në vitin 2011 nga Veseli.

Përmes një postimi në Facebook, Klaiqi ka thënë se edhe pak javë ka mundësi që kryeministri i Kosovës do të dal ta lexoj deklaratën e pavarësisë.

“Phaaa çfarë mashtruesi klasik. Shikojeni se si kryeministri aktual e ka marrë një “vendim të ri”, e i cili në fakt është marrë në Kuvendin e Kosovës 6 vite më parë. Garant edhe pak javë ka me dalë me lexu edhe deklaratën e pavarësisë”, shkroi Klaiqi.

5 shtatori shpallet Ditë e Humanizmit në Kosovë – SHQIP.com

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, në mbledhje e 95 të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që 5 shtatori të shpallet Ditë e Humanizmit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, kjo datë përkon me datën e vdekjes së Nënës Terezë./Shqip.com