Lajme

5 shtatori shpallet Ditë e Humanizmit në Kosovë

Data 5 shtator është shpallur dita e Humanizmit në Kosovë.

Përmes një njoftimi nga Qeveria e Kosovës, thuhet se ky vendim është marrur në mbledhjen e 95 të Qeverisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë”, thuhet në njoftimi.

Sipas njoftimit të Qeverisë, kjo datë përkon me vdekjen e Nënë Terezës.

“Data 5 shtator përkon me ditën e shkuarjes në amshim të humanistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza. Shpallja e kësaj date si Ditë e Humanizmit në Kosovë, do të jetë shenjë e respektit dhe përkujtimit të vazhdueshëm nga Republika e Kosovës për të”.

Vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditë e Humanizmit në Kosovë e ka propozuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ndërsa, siç njoftoi Qeveria, ky vendim hynë në fuqi pas nënshkrimit nga ana e Kryeministrit dhe obligon për zbatim MKRS-në dhe të gjitha institucionet e tjera./Shqip.com